...dhe udhën mori tunduar hipokriti
një ekspozitë nudosh për të parë...
jargët i kulluan për gjinjtë e modeleve
e sytë iu turbulluan nga trupat lakuriqë,
mjeshtëror Rubensi...
i mrekullueshëm Korexhio...
në mbrëmje ndaloi mbi vargjet e mia...
i lexoi dhe nuk la gjë pa sharë...
kur në poezinë time lexoi të shkruar
magjiken fjalë...hyjnoren “piçkë”...
një ekspozitë nudosh për të parë...
jargët i kulluan për gjinjtë e modeleve
e sytë iu turbulluan nga trupat lakuriqë,
mjeshtëror Rubensi...
i mrekullueshëm Korexhio...
në mbrëmje ndaloi mbi vargjet e mia...
i lexoi dhe nuk la gjë pa sharë...
kur në poezinë time lexoi të shkruar
magjiken fjalë...hyjnoren “piçkë”...
ç’do të mendonin kur ta lexonin
këtë poet të përdalë imoral
nëna që mes kofshëve kishte “atë gjënë” pa emër
motra që një herë në muaj i vinin “ato’
gruaja që mes miqve e quante “ajo”...
dhe e bija që nga një sqetull kishte dalë?
këtë poet të përdalë imoral
nëna që mes kofshëve kishte “atë gjënë” pa emër
motra që një herë në muaj i vinin “ato’
gruaja që mes miqve e quante “ajo”...
dhe e bija që nga një sqetull kishte dalë?
...ndaj fshehurazi tyre,
por në emër të tyre
librin tim e grisi, mallkoi me gjithë zemër
i tmerruar që ato mund të mësonin
se “gjëja pa emër” çuditërisht e kish një emër
vullnetesh të dyshimta harruar...
dhe pastaj fiku dritat e ashtu në errësirë
te shoqen kafshoi...
e lëpiu...
nën çarçaf u bë burrë...
..................................
kthetrave të territ s’bëzante nata
si një grua që gojën kyç
dhe në epshe nuk rënkon
nga frika se e quajnë kurvë...
por në emër të tyre
librin tim e grisi, mallkoi me gjithë zemër
i tmerruar që ato mund të mësonin
se “gjëja pa emër” çuditërisht e kish një emër
vullnetesh të dyshimta harruar...
dhe pastaj fiku dritat e ashtu në errësirë
te shoqen kafshoi...
e lëpiu...
nën çarçaf u bë burrë...
..................................
kthetrave të territ s’bëzante nata
si një grua që gojën kyç
dhe në epshe nuk rënkon
nga frika se e quajnë kurvë...
(nga libri "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani