Do vijë një tjetër. Gjithnjë vjen një tjetër.
Një tjetër e lyer me një tjetër bojë.
Të tjerat janë aq shumë kësaj bote të vjetër,
sa kanë filluar të më duken të gjitha njëlloj.
Një tjetër e lyer me një tjetër bojë.
Të tjerat janë aq shumë kësaj bote të vjetër,
sa kanë filluar të më duken të gjitha njëlloj.
Një ditë i lodhur nga ikjeardhjet e tyre
kokën do të mbështes mbi të fundit “tjetër”
dhe po atë ditë hidhurazi do të besoj
se një jastëk vlen më shumë se njëmijë shtretër…
kokën do të mbështes mbi të fundit “tjetër”
dhe po atë ditë hidhurazi do të besoj
se një jastëk vlen më shumë se njëmijë shtretër…
(nga libri "Mëkatari")
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani