1.2.16

E Ç’ESHTE NJE PEME?


kur ndjehesh vetëm në çark të mungesës ngecur
shëtit në park dhe kur shumë ke ecur
nën hijen e një peme ulu
dëgjo qetësinë
pa lëvizur rri
dhe për pak çaste vdis...
frymë e gjetheve ëmbël të nanuris
dhe diçka e panjohur flokët të përkëdhel
por ti mos u tremb...
janë gishtërinjtë e degëve
në dorën e gjelbërt të mallit
që varri i rrënjëve e la jashtë për ty
dhe ky është kuptimi i vetëm i pemës
dhimbja e hijes kur qielli mbyll sytë
të tjerat janë përralla me stinë
për ata që vetmia s'i begenis...
©Artan Gjyzel Hasani