...e vështirë të ndjehesh fëmijë
kur prindërit më s’janë...
kur prindërit më s’janë...
më ka marrë malli, vëlla,
të mbulojmë kokën me jorgan
dhe të themi të fshehta si dikur të vegjël
në shtratin e tyre kur ata mungonin
dhe mendjen vrisnim për formën e gjetheve
për tokën që s’e dinim në ajër kush e mban
për natën që vinte pa e ditur kush e sillte
dhe habiteshim përse njerëzit nuk kishin rrënjë...

por krevati i tyre sot mungon
ia shitëm një jevgu të sapomartuar
që me siguri do bëjë shumë fëmijë
që natyrisht s’ka si ta dinë
se prindërit një ditë më nuk vijnë
bëhen rrënjë që përqafojnë dheun
gjethet e tyre krahët tanë
flladi i gënjen një copë herë
dhe era i rrëzon pa ditur ç’janë...
ia shitëm një jevgu të sapomartuar
që me siguri do bëjë shumë fëmijë
që natyrisht s’ka si ta dinë
se prindërit një ditë më nuk vijnë
bëhen rrënjë që përqafojnë dheun
gjethet e tyre krahët tanë
flladi i gënjen një copë herë
dhe era i rrëzon pa ditur ç’janë...
(nga libri "Prandaj...")
© Artan Gjyzel Hasani
© Artan Gjyzel Hasani