2.2.16

TUNEL


u lodhëm së qënuri  të lumtur
dhe larg
ndoshta më mirë pranë
e të dëshpëruar
të paktën  dora që nuk përkëdhel
tjetrën ngrohtë do e mbajë
pranë zjarrit që s’duam të  shuhet
sa herë që duket se diçka kemi harruar
përtej malit që ndan…

fati na kishte  në anë të kundërta
dy tunele që duheshin takuar në mes
si krahët  e mallit kur përqafohen
dhe padashje gërmuam njëri tjetrin
në funeralin e  pritjes që vdes…

dikur fund i tunelit  do të hapet
dhe  lotë të verbërish
drita do rrjedhë mbi ne
por nuk e dimë ç’do të shfaqë
do bëhemi një me atë çka mbeti
se pjesën tonë  më të mirë
e humbëm rrugës për te njëri tjetri
si dëbora  gjurmët
kur zë e shkrin…
si fjalët  shpirtin
kur thuhen…

©artangjyzelhasani