3.2.16

TIRANICA NOSTALGICA


në këtë qytet ku vite të bukura kalova
mes pasionesh të zjarrta e dashurish të ndaluara
sot askush s’më njeh dhe paskam ftohtë
tek endem rrugëve të harruara
konviktor i dikurshëm që një mbrëmje dimri
i vetëm e larg nga të tjerët
me njëzet lekët e fundit që kishte
në kinema shkoi dhe pa “Të mjerët”…
udhës së Liqenit nisem menduar
e nga syzet një gjurmë loti fshi…
në “Gjirin e Kurvave” zemra më nuk rreh…
dallgë nuk ka e s’mbytet më njeri…
ku ikën vallë ato vite
ku cdo gjë shkëlqim kishte?
kanë qenë të vërtetë? i kam jetuar?
apo gjithshka një gënjeshtër ishte?
i bukur...i forte isha atëhere
dhe ah sa lehtësisht shpirtin e premtoja
por shumë i ri isha dhe atehere s’e dija
se shpirti qe kisha nuk ishte i imi…
mes epshesh shpenguar dhe qejfesh pafund
meteor që vec gjurmën pas lë…
jetonte kudo e s’banonte askund…
……………………………..
në duet me Zotin dikur këndoja
“no woman…no cry”
sot kam grua edhe qaj
për ato që s’i kam më…
paskam ftohtë…paskam ftohtë…
dua të pi, por s’kam me kë…
dua të qaj, por s’kam më lotë…
kujtimet me cmallosjen t’i deh dua…
në gotën plot të mbytem dhe vetë,
por edhe ajo shpejt do zbrazet...
do të zbrazet e s’do mbytem dot…
shenim: Gjiri i Kurvave - toponim i nje vendi te famshem "mekatar" te Liqeni i Tiranes
©Artan Gjyzel Hasani