3.2.16

DIT' KOTI


e lodhshme kjo ditë si një cështje nderi...
iku agimi…i vrenjtur qielli…
me ngjyrë ndëshkimi mëngjesi dënuar
për atë që kurrë nuk di se c’do…
të trembura gugucet…të hutuara si vajzat
kur për herë të parë u vinë ato….
në mulli të orës si kuajt në lëmë
akrepat bluajnë shifrën 12…
e mërzitshme si martesë është mesdita…
vetëmashtruese si divorc pasditja do të jetë…
në muzg flokëve të tu u vjen era rastësi…
magjike mbrëmja …e hijshme si gruaja
kur menopauza vonon t’i vijë…
me pas do vijë nata…e dashura ime nata...
vejushja ime kjo zonjë pa gëzime
që më mbyll sytë
sa herë që vetvritem me një ëndërr dalëboje
pastaj do fle i vetëm…
i vetëm vet’ i dytë…
© Artan Gjyzel Hasani