3.2.16

JO...


...nuk ka vdekur ajo që dikur
plot dallgë e shkumë...
tërë zhurmë
mbyti e përmbyti shpirtin tim
e rrëmbeu gjithshka që gjeti përpara
pa menduar se ç’la pas…
dashuria jo gjithnjë është lumë i rrëmbyer…
jo gjithnjë është det...
jo gjithnjë është përrua...
mund të jetë edhe liqen i vogel...
dremitës dhe i qetë…
......................................
s’i sheh rrathët që formoj
pas çdo guraleci që ti hedh mbi mua?
©Artan Gjyzel Hasani