shiu mbaroi dhe në sy s’ke më lotë…
një re e brishtë merr formën e profilit tënd
dhe qielli më duket si një keqkuptim i ri…
një re e brishtë merr formën e profilit tënd
dhe qielli më duket si një keqkuptim i ri…
buzët e thara s’puthin më,
por nga rrugë të padukshme
lëngjet e jetës derdhen fshehurazi
në qendrën e trupit tënd,
në oazin e harruar mes kofshëve të tua,
si për t’i treguar ndonjë udhëtari të rastit,
se
sidoqoftë...
dikur…
diku në trupin tënd,
dikush mund të shuajë etjen…
…pa u keqkuptuar.

(1996)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani