1.2.16

O TURME HOKATARE...

...amatorësh gaztorë
me ambicien më të madhe se talentin…
kur të çahen daullet dhe të bëhesh esëll
dy fjale të arta do të të thotë
heshtja që pason marramenthin:
poet nuk është kush shkruan sot
por ai që do të lexohet nesër…
©artangjyzelhasani