1.2.16

HIJE DRITE


gjethet mbulojnë gjurmët
mbi udhën që shkurtohet çdo ditë
dhe pakuptuar bëhem pemë 
rrënjë të bashkuara në trung
ndarë përsëri në shumë degë
ndërsa ju bini në dashuri me vargjet e mia
i doni aq shumë sa padashje i urreni
por nuk jam unë ai,
është poeti
që shpirtin ma vjedh për t’ua dhënë
sa herë që për ju jam ai tjetri…
dhe kur dritë jam
poeti bëhet hije
prandaj dhe dritëhija
që ua fal
e pastaj...
...largohem
dhe poetin ua marr
siç vjedhim veten nga pasqyra…
©artangjyzelhasani