Ai punon shumë larg…
asgjë interesante në punën e tij
përgatit bilancet e akullta financiare të kompanisë
dhe ka një orë pushimi në mesditë
kur ai shplodhet dhe ndjen ngohtësinë...

këtë ai e quan ora e çastit
ora kur ngrohet me kujtimin e natës së shkuar...
me gjurmët e tyre shpërndarë kudo në dhomën e magjishme …
me përfytyrimin e aromës së flokëve të saj...
të gjinjve...
sqetullave…
të fundbarkut pyllëzuar hijshëm...

zgjat dorën në ajër sikur do të prekë formën e trupit të saj mbi dyshek…
zgjat këmbën nga ana e saj e boshatisur
kur ajo është ngritur për të pirë një qetësues…
përqafon një jastëk imagjinar ku akoma ndodhet gjurma e kokës së bukur... …
dhe ia dorëzon veten tërësisht kujtimit të asaj dhome
ku të bërit dashuri mbretëron me çrregullsinë e tij…

Ai shkon në banjë kur ora e çastit rrezikon të vdesë ...
zbërthen këmishën dhe nuhat në trupin e tij
aromën e gruas…erën e saj…
erën e femrës që ajo i dhuron çdo natë…
dehet me të...
prandaj prej vitesh nuk bën dush në mëngjes…

* * *
Ajo zgjohet vonë, bën dushin e zakonshëm të mëngjesit
me shampo të kushtueshme shpëlan gjurmët e tij nga trupi saj
dhe nis e sistemon dhomën e gjumit…e urren çrregullsinë dhe rrëmujën…
dhe pastaj
heq këllëfët e jastëkëve që mbajnë erën e flokëve të tyre…
ndërron çarçafët e zhubrosur zbukuruar vende vende me lule sperme.
shkund dyshekun deri sa zhduket forma e trupave të tyre mbi të…
hap dyer e dritare që të dalë nga dhoma era e dirsur dhe fryma rënkimtare…
vë diku në një cep pantoflat e hedhura përmbys
dhe në koshin e rrobave të palara mbathjet e nëpërkëmbura…
spërkat me spray frutash egzotike kuvertë e perde
gjithnjë para se të dalë hedh një vështrim të kujdesshëm
se mos ka harruar ndonjë gjë pa rregulluar akoma në atë dhome gjumi.
jo…asgjë nuk ka harruar…sigurisht asgjë…
asnjë gjurmë e natës së mbrëmshme…
gjithshka është perfekte…

në darkë Ai kthehet…
futet në dhomë dhe rri i menduar në prag të saj…
mendon gjithnjë të njëjtën gjë në ato çaste
“përse mendohesh? ty gjithnjë të fut në mendime kjo dhomë
nuk e shikon se si e kam sistemuar dhe rregulluar?
a nuk është perfekte?
është perfeksioni që unë ta dhuroj ty, i dashur,
që ti të shplodhesh pas tërë kësaj dite të lodhshme”
thotë ajo duke pritur një falenderim mirënjohjeje…

Ai nuk përgjigjet për kujtimet e vogla që brenda tij vdesin
asnjëherë nuk përgjigjet…
është bashkëshort i heshtur dhe i qetë
dhe shkon në punë pa bërë dushin e mëngjesit...

©artangjyzelhasani