3.2.16

RREZJA E DRITES NGANJEHERE....


nganjëherë është më mirë të ecësh në terr,
lexuese e dashur...
të kapërcesh atë që s’sheh...
të pengohesh te ajo që s’njeh...
të rendësh drejt feksjes në errësirë...
të mos shohësh nganjëherë është më mirë...
të lexosh atë që do dhe jo atë që rrëfehet...
të dëgjosh melodinë e një kënge që kurrë s’këndohet...
të ndjesh atë që do dhe jo atë që ndjehet...
të bësh të pashlyer kujtimin që ia vlen të harrohet…

nëse një rreze drite për ty do të thyej,
shpirti yt mes gabimesh të njohura më s'do të jetojë...
imazhet e gënjeshtërta me të vërteta do të përlyej
e kushedi ç'makthe të panjohura rrezja ime do të ndriçojë...
se shpesh drita është një demon i ri...
kafshuese e pangopur e ëndrrës dëshirëplotë...
vrasëse e pamëshirshme e varrmihëse përsëri
e mëkateve të errëta pa të cilat s'jetojmë dot...

(2006)
©Artan Gjyzel Hasani