kur avionët fluturojnë ulët mbi shtëpinë tënde
dhe zhurmë e motorëve tund kremastarët bosh…
dhe zhurmë e motorëve tund kremastarët bosh…
kur uturimë e tyre drithëron diskun e vjetër që po luan
dhe gjethe e degë përdhe oborrit çmënd…
dhe gjethe e degë përdhe oborrit çmënd…
kur hije e tyre zezon qiejve të bardhë
dhe frymëmarrjen natës tënde ia vështirëson…
dhe frymëmarrjen natës tënde ia vështirëson…
kur krahët e tij përkëdhelin gjinjtë e qiellit
dhe mbi ëndrrën tënde si orkide të etura këputen…
dhe mbi ëndrrën tënde si orkide të etura këputen…
kur helikë e tij grin pa mëshirë heshtjen tënde
dhe fluturat t’i huton…
e me lëmshe të zjarrtë pistën e ftohtë puth...
unë e di që atë çast vjen zgjimi...
dhe fluturat t’i huton…
e me lëmshe të zjarrtë pistën e ftohtë puth...
unë e di që atë çast vjen zgjimi...
trëmbesh…
përpëlitesh...
zgjohesh…
djersitur orgazmon
dhe s’është veçse fillimi…
përpëlitesh...
zgjohesh…
djersitur orgazmon
dhe s’është veçse fillimi…
…e unë këtu larg në ëndërr të bëj dashuri në mënyrën time…
të puth aty ku të puthën edhe të tjerë
e të bëj të ndjehesh femër si kurrë ndonjëherë…
të pëshpëris fjalë që i ke dëgjuar edhe nga tjetër burrë…
heshtim sëbashku çfarë nuk heshte me të tjerë kurrë…
të puth aty ku të puthën edhe të tjerë
e të bëj të ndjehesh femër si kurrë ndonjëherë…
të pëshpëris fjalë që i ke dëgjuar edhe nga tjetër burrë…
heshtim sëbashku çfarë nuk heshte me të tjerë kurrë…
hej ti grua e panjohur e mbetur peng
në pozicionin e misionarit atij shtrati të stërlashtë...
çprangosi demonët dhe eja te unë...
mjaft bëre dashuri me avionët…
nuk kam shtrat...por falja veten një casti të ri
eja te unë... ashtu...shpenguar…pa ëndrra të mëdha…
le ta ndezim zjarrin që t'u fik me puthjen e munguar…
..................................................
nuk të premtoj shumë....
do të të fal seks kur të jesh e veshur deri në grykë...
e kur të jesh lakuriq do të të bëj thjesht dashuri...

(nga libri "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani