3.2.16

BAIN - MARIE


ti grua që po bëhesh gati për t’u larë
të lutem mos u shtri në vaskë…
je akoma e re...
rrëkesë së dushit dorëzoja trupin tënd
pa kushte...
si stuhia shiut dheun…
si ç'ua dorëzon qafën flokëve
barkun gishtërinjve…
lëre ujin e ngrohtë të lëpijë gjinjtë e tu…
t’i thithë e të dehet…
nën sqetullën tënde të rruar
në parfum gruaje të kthehet…
lëre rrëkenë të rrjedhë
nga gusha mes gjinjve
nga thithat e fortë
pikë pikë të pikojë
si vesë kërthizës tënde
e buzët t’ia lagë tajgës mërmëritëse…
e pastaj të rrjedhë brinjëve
ijeve
kofshëve
gjunjëve të drithëruar
lëri gishtërinjtë e avullit
mbi tastierë të trupit tënd
melodinë e ujit të luajnë…
oh... ti femër që po bëhesh gati për t’u larë...
je akoma e re…
të lutem mos u shtri në vaskë
e trupin shkumes mos e fshih...
....................................
unë një poezi të avullt pranë teje…
pleqëria jote mijëra pikëla uji larg…
(nga libri "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani