3.2.16

ÇKA MBETET...


në oborr të fjalëve gurët kanë zënë myshk
shkrirë si orët e Dalisë dashuria
pasionet sistemuar
konsumuar ndarjet
ndaj dhe jemi bashkë...
mbi krahë që zgjaten pambarimisht...
por ti nuk vallëzon …
është fundi i këngës, thua

e mua më zë nata jashtë
nën hijet e ëndrrës
mbret i vetmisë sime
skllav i tëndes…
©Artan Gjyzel Hasani