1.2.16

RERE DHE ZJARR


jam rërë brenda qelqit tënd
ora e rërës që mat kohën e humbur...
sa herë të duket sikur mbaroj
më kthen përmbys
e gjithçka nis nga e para
brenda qelqit që nuk e thyej dot…
por jam edhe zjarr
që dot s’e shuan...
më vjedh pa shumë mund...
Prometenjtë e tu digjen rrugës
pa arritur të më falin askund...
©artangjyzelhasani