ti që më vjedh vargjet, kushdoqofsh,
ti që mburresh me shpirtin e një tjetri
të ftoj për një kafe në arkivolin tim
të të shpjegoj me buzëqeshje dheu
ku ndryshon varri bosh nga djepi…
ti që mburresh me shpirtin e një tjetri
të ftoj për një kafe në arkivolin tim
të të shpjegoj me buzëqeshje dheu
ku ndryshon varri bosh nga djepi…
mos kërko të ngjitësh me shkallë të huaja
lartësitë e të tjerëve
por zbrit me litar në honet e vetes….
se… ku i dihet
mund t’i kesh më të thella…
lartësitë e të tjerëve
por zbrit me litar në honet e vetes….
se… ku i dihet
mund t’i kesh më të thella…
kur në fund të tyre të kesh arritur
dhe pas teje të mos dëgjosh
asnjë hap
as frymë
as tingull
do kuptosh se në të vërtetë
honet janë male
që ngjiten veç duke zbritur…
dhe pas teje të mos dëgjosh
asnjë hap
as frymë
as tingull
do kuptosh se në të vërtetë
honet janë male
që ngjiten veç duke zbritur…
©artangjyzelhasani