nuk bredh më shtëpive publike nën dritat rozë
i gjashti në rradhë pas një zotërie që jam po unë…
i gjashti në rradhë para një vocrraku që jam përsëri unë…
nuk paguaj më per qirjet…
nuk skuqem më…
nuk ndruhem…
s’kam turp…
dora ime në xhep nuk i apelon burrërisë sime…
të gjashtës në rradhë…
i gjashti në rradhë pas një zotërie që jam po unë…
i gjashti në rradhë para një vocrraku që jam përsëri unë…
nuk paguaj më per qirjet…
nuk skuqem më…
nuk ndruhem…
s’kam turp…
dora ime në xhep nuk i apelon burrërisë sime…
të gjashtës në rradhë…
nuk bredh më pas kurvave të lagjes…
Marieve dhe Rozave…
as me banakiere...
kameriere...
infermiere të turnit të natës...
as me motra “të fortësh”…
as me jabanxheshat e pushimeve të verës,
që bythëtundeshin para bordurave të MaPo-s…
Marieve dhe Rozave…
as me banakiere...
kameriere...
infermiere të turnit të natës...
as me motra “të fortësh”…
as me jabanxheshat e pushimeve të verës,
që bythëtundeshin para bordurave të MaPo-s…
sepse sonte jam me ty
me ty - vajza e vogël që dikur
fshehurazi provonte sytienat e së ëmës…
me ty - ish e dashura e dikujt tjetër...
diku...
dikur…
me ty – zonja ime e kësaj nate…
e mrekullueshmja flokëthinjur…
hijerënda që rënkon më bukur
se të gjitha putanat e planetit…
dhe nuk më vjen keq
për kujtimet e mia të humbura…
as për të tuat…
me ty - vajza e vogël që dikur
fshehurazi provonte sytienat e së ëmës…
me ty - ish e dashura e dikujt tjetër...
diku...
dikur…
me ty – zonja ime e kësaj nate…
e mrekullueshmja flokëthinjur…
hijerënda që rënkon më bukur
se të gjitha putanat e planetit…
dhe nuk më vjen keq
për kujtimet e mia të humbura…
as për të tuat…
lakuriq…trup e shpirt rënkimesh ngarkuar
sonte vi te ty
e ti shtrirë nën mua mëkatarin,
ç’mendon ashtu kujtimesh rënkuar…?
më thuaj sonte këtë natë
pa fjalë…
pa drojë…
pa turp…
atë që s’ma ke thënë kurrë...
ato të miat ishin shumë,
po ata…të tutë…zonjë hijerëndë,
ata që të pëshpëritën fjalët më të bukura…
a rënkonin dhe ata si unë?
sonte vi te ty
e ti shtrirë nën mua mëkatarin,
ç’mendon ashtu kujtimesh rënkuar…?
më thuaj sonte këtë natë
pa fjalë…
pa drojë…
pa turp…
atë që s’ma ke thënë kurrë...
ato të miat ishin shumë,
po ata…të tutë…zonjë hijerëndë,
ata që të pëshpëritën fjalët më të bukura…
a rënkonin dhe ata si unë?
eja pra sonte te kjo dhomë gjumi
pa gjumë,
mbi këtë shtrat të moçëm
pa moshë…
krahëmbyllur rreth trupit tim...
këmbëhapur...
është bordelli ynë i fshehtë…
muzeu ynë pa vizitorë…
Luvri i tyre i pashpallur…
pa gjumë,
mbi këtë shtrat të moçëm
pa moshë…
krahëmbyllur rreth trupit tim...
këmbëhapur...
është bordelli ynë i fshehtë…
muzeu ynë pa vizitorë…
Luvri i tyre i pashpallur…
eja pra...
çkopsite gjirin...
çmëndma tundimin...
hiqi mbathjet dhe tregomë
se e para s'ishte fjala,
por rënkimi…
çkopsite gjirin...
çmëndma tundimin...
hiqi mbathjet dhe tregomë
se e para s'ishte fjala,
por rënkimi…
©Artan Gjyzel Hasani