nuk është poezi
por është balet
piruetë fjalësh
"dua" dhe "dëshiroj"
"dashuroj" dhe "qi"
për beli kapur
si ne të dy
trupi dhe shpirti
dëshira dhe epshi
të bëra një….
por është balet
piruetë fjalësh
"dua" dhe "dëshiroj"
"dashuroj" dhe "qi"
për beli kapur
si ne të dy
trupi dhe shpirti
dëshira dhe epshi
të bëra një….
nuk është poezi
por është balet
këmbë e pritjes
në krah të ëndrrës
ngrihet përpjetë
në majë të gishtërinjve
trupi i fjalës
në pista vargjesh
rrotullohet aq lehtë…
por është balet
këmbë e pritjes
në krah të ëndrrës
ngrihet përpjetë
në majë të gishtërinjve
trupi i fjalës
në pista vargjesh
rrotullohet aq lehtë…
por fjala edhe mund të rrëzohet
si balerina e zhveshur
që këmba i rrëshqet
dhe bie papritur
mbi spektatorin e veshur
që trembet shumë
edhe nga një piruetë
por ju lutem i thoni
“Don’t panic, buddy...
asgjë nuk ndodhi
është thjeshtë një poezi
nganjëherë edhe balet…"
si balerina e zhveshur
që këmba i rrëshqet
dhe bie papritur
mbi spektatorin e veshur
që trembet shumë
edhe nga një piruetë
por ju lutem i thoni
“Don’t panic, buddy...
asgjë nuk ndodhi
është thjeshtë një poezi
nganjëherë edhe balet…"
©Artan Gjyzel Hasani