ti je grua shumë e ndershme
dinjitoze
krenare
sqimatare
me një moral shëmbullor
nga ai që këshillon prifti, ligji dhe mjeku
dhe ndonjë lexues baritor…
dinjitoze
krenare
sqimatare
me një moral shëmbullor
nga ai që këshillon prifti, ligji dhe mjeku
dhe ndonjë lexues baritor…
yt shoq njeri pa vese
ruhet çdo mëngjes në orën 6
këmishëbardhe dhe fytgravatë
thith gjithnjë ajër të pastër
dhe vrapon çdo weekend në park
e unë imorali
veç tym cigareje nxjerr nga goja
vetmisë suaj shëtis casual i veshur
dhe kafenë e pi me pak…
ruhet çdo mëngjes në orën 6
këmishëbardhe dhe fytgravatë
thith gjithnjë ajër të pastër
dhe vrapon çdo weekend në park
e unë imorali
veç tym cigareje nxjerr nga goja
vetmisë suaj shëtis casual i veshur
dhe kafenë e pi me pak…
por kjo s’të pengon
të më lexosh fshehurazi e të lagesh…
dhe gishtërinjtë që shkruajnë këto vargje
të dëshirosh fort t’i prekësh…
përkëdhelësh…
t’i lëpish si gjuha e flakës qiriun
t’i thithësh një e nga një që të dhjetë…
e pastaj ashtu të lagur
të pikojnë
prekje të nxehta të kullojnë
mbi gushën tënde
gjinjtë …
thithkat e çara…
të vësh pëllëmbën e dorës sime në barkun tënd
ta rrëshqasësh në jugun e afërt
në tajgën e zhuritur nga mungesa e zjarreve…
dhe pastaj si ç'e di vetë…
aty ku mund të ishte ai tjetri…
gishti im i njëmbëdhjetë…
të vdesësh epshin që dhëmb…
do shtrihesh pastaj mbi shtratin tuaj
me vështrimin drejt asgjëkundit tretur
sqimatare...
dinjitoze përsëri...
e lumtur që askush s’do ta mësojë
që sonte në zemrën tënde zviceriane
për një cast ora ka mbetur...
…………………………….
do flesh pranë tij qetësisht gjumin tënd
dhe do harrosh që unë e di…
me vështrimin drejt asgjëkundit tretur
sqimatare...
dinjitoze përsëri...
e lumtur që askush s’do ta mësojë
që sonte në zemrën tënde zviceriane
për një cast ora ka mbetur...
…………………………….
do flesh pranë tij qetësisht gjumin tënd
dhe do harrosh që unë e di…
©Artan Gjyzel Hasani