3.2.16

RIMA TE TRISHTA


dashuri e fshehtë
më në fund e thënë
si pjergull e shtëpisë
kur në vresht e vënë…
dashuri e parë
harruar në një anë
vreshtit të tharë
pjergull pa rrush lënë…
©Artan Gjyzel Hasani