Pas kaq vitesh martesë jetojmë të qetë
dhe mendjen s’e kemi aq të ngarkuar
ëndrrat e dikurshme ikën vetë
e s’mbeti gjë tjetër për t’u ëndërruar…
dhe mendjen s’e kemi aq të ngarkuar
ëndrrat e dikurshme ikën vetë
e s’mbeti gjë tjetër për t’u ëndërruar…
Jetojmë të qetë...shumë të qetë,
thua se s’jemi më në jetë
e në zemra s’na ka mbetur më zjarr
për t’u dashuruar a për t’u ndarë…
thua se s’jemi më në jetë
e në zemra s’na ka mbetur më zjarr
për t’u dashuruar a për t’u ndarë…
Jetojmë të qetë...shumë të qetë
e më lakuriq pranë e pranë s'qëndrojmë,
një libër dashurie ku mungojnë shumë fletë,
herë unë...herë ti...pranë oxhakut lexojmë…
e më lakuriq pranë e pranë s'qëndrojmë,
një libër dashurie ku mungojnë shumë fletë,
herë unë...herë ti...pranë oxhakut lexojmë…
(1996)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani