kur më thua se tani që jam larg
ti më do më shumë…
që të mungoj tmerrësisht
që ende endesh mbi mua muzgjeve të tua…
kur kujtoj që mbi kalldrëmin tim
rrugëve të pjerrta
shtron pllaka moderne
për taka të vjetra…
kur mbi gjoksin tim
me zemrën burgosur brenda
rrënjë të panjohura lulëzojnë
shkurret e tua hijerënda…
kur pluhurin e harresës që ka mbuluar trotuaret e mendimit
ma flladit me puhiza kujtimesh
e shkretanajën e largesës me një curril malli
ma vadit,
kur mëngjeseve tabore fshesarësh të huaj
fshijnë gjethet e gjelbërta që ti vjeshton te mua…
kur më shkel
e më harron
sa herë të duash
e sigurtë që edhe kur ikën larg
unë do të jem prapë aty…
aty…
duke të pritur ty
i shtrirë nën hapat e tua
mes agonisë së takimit
vuaj përmallimin tënd...
përmallimin tënd të mbetur në tentativë...
dhe vetja më duket si rruga e Liceut
në mitologjinë moderne
të mërgimit...
ti më do më shumë…
që të mungoj tmerrësisht
që ende endesh mbi mua muzgjeve të tua…
kur kujtoj që mbi kalldrëmin tim
rrugëve të pjerrta
shtron pllaka moderne
për taka të vjetra…
kur mbi gjoksin tim
me zemrën burgosur brenda
rrënjë të panjohura lulëzojnë
shkurret e tua hijerënda…
kur pluhurin e harresës që ka mbuluar trotuaret e mendimit
ma flladit me puhiza kujtimesh
e shkretanajën e largesës me një curril malli
ma vadit,
kur mëngjeseve tabore fshesarësh të huaj
fshijnë gjethet e gjelbërta që ti vjeshton te mua…
kur më shkel
e më harron
sa herë të duash
e sigurtë që edhe kur ikën larg
unë do të jem prapë aty…
aty…
duke të pritur ty
i shtrirë nën hapat e tua
mes agonisë së takimit
vuaj përmallimin tënd...
përmallimin tënd të mbetur në tentativë...
dhe vetja më duket si rruga e Liceut
në mitologjinë moderne
të mërgimit...
(2009)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani