4.2.16

RRJEDHJE...


("Uji në burim është i pastër, por turbullohet rrugës" - thënje popullore)

derdhem drejt teje…
rrjedh
po përse vallë…
përse
përmbytur mes ujrave të mia
akoma për ujë etje ke…?
derdhesh drejt meje…
rrjedh
po përse…
ma thuaj ti…
ujërat e tua të kristalta
te unë arrijnë ngjyrë gri…?
në ç’baltë kalon lumi yt?
kush e ndot?
kush përmjer në të?
aty ku kaq kohë shuajta etjen
tani të pi ujë s’guxoj më…
të çpërbaltja ujërat e tua
përzjeva me to lumin tim,
por...ah…
më kot shkoi kthjelltësi e tij…
duhet të derdhesha mbi burim…
dhe një ditë ashtu si pa kuptuar
dy lumenjtë tanë u bënë njësoj,
fajin që dikur brigjeve të panjohur
ua hodha
tashmë mes ujrave tona
e kërkoj…
lumin tonë tashmë kaq të turbullt
kundër rrjedhjes notojmë
dëshpëruar
drejt burimit të dikurshëm do arrijmë dot
apo jemi notarë të vonuar…?
rrjedhim të dy drejt nesh…
drejt nesh derdhemi të dy
në lumin tonë akoma notojmë,
por edhe mund të mbytemi…e di ?

(2005)
©Artan Gjyzel Hasani