Për ty, e dashura ime, do të bëja gjithshka
të gjithë yjet do t’ia vidhja qiellit
e kurrorë të zjarrtë mbi flokët do të t’i bëja…
pastaj do të të mbuloja me velin e natës
nga lotë hënash xheloze ndriçuar…
pastaj do t’i rrëmbeja gjumit më të bukurën ëndërr
jastëk për aromën e flokëve të tu…
do t’i vidhja mbrëmjen natës
qetësinë mbrëmjes
që ti të dëgjoje më mirë pëshpëritjet e zemrës sime…

pastaj…po pastaj?
pastaj do të të puthja lehtë lehtë
dhe do të të dërgoja në qiell
bashkë me yjet
lotët e hënës
dhe qetësinë e mbrëmjes
që ta ndrije më mirë vetminë time…
dhe do të të dërgoja në qiell
bashkë me yjet
lotët e hënës
dhe qetësinë e mbrëmjes
që ta ndrije më mirë vetminë time…
©artangjyzelhasani