6.2.16

NJE NATE DIMRI NE TORONTO


është se ç'na është...është një qytet
ku zhurmat e rrugës një heshtje i tret...
dëborë..dëborë...një hap...dy...tri...
një tjetër pastaj...shëtttttttt...qetësi...
nuk është liqeni, por heshtja e Saj...
që mureve të ngurta u fal kaltërsi...
nëse të ndodh që rrugës duke ecur
të ndjesh marramendjen sikur qiejt ke prekur...
vazhdo rrugën tënde dhe qiellin mos vështro...
nuk ndodhi mrekullia...por thjeshtë...kaloi Ajo...
nëse në pub-in e lagjes ku trishtimin mbyt
papritur ndjen një shtrëngim në fyt...
mos u shqetëso...veç ndiz një cigare...
mes avujve të rumit të është shfaqur Ajo...
nëse kinezi kamerier të duket shumë i sjellshëm
nën tingujt e zezakut që pianos i thotë "këndo!"
asgjë nuk ka ndryshuar...bota mbetet e ashpër....
por dritëhijeve në mur thjeshtë t'u shfaq Ajo...
nëse rrugës natën vonë vështrimin e lodhur
mes shkëlqimit llamburitës një taksi ta pengon..
dy këmbët e bukura që shfaqen pastaj...
nuk janë trille dehjesh por janë këmbët e Saj...
nëse mes të ftohtit në parkun pa njeri
nën flokët e dëborës do të ndjesh ngrohtësi
alkoolin që pive mos e falendero...
dëborës së pashkelur ka kaluar Ajo...
nëse mes shtratit tënd ku të pret gruaja gjiplotë
nuk do të ndjesh dimrin...nuk do të kesh ftohtë...
nuk ndodhi magjia sonte me ju të dy...
por është kujtimi i Saj që epshet t’i bëri hi...
©Artan Gjyzel Hasani