6.2.16

GJYSHJA QE LUAN ME KUKULLA


po rrudhemi edhe ne, e dashur, por 
plakur shumë gjyshja…nuk është më njeri
e kaloi atë prag…. do fluturojë në qiell
po bëhet perëndi…
ata që mban mend të gjithë vdekur
neveritur nga ç’ gjallë kanë mbetur
nën perdet që i duken si ujëvara
luan me kukulla imagjinare dhe u rrëfen përralla
“na ishte njëherë një syth e sythi u bë gjethe…”
(këtu gjyshja qan)
“degë që u bë trung
tani është rrënjë që s’rron dot pa dheun…”
***
“jam sythi yt”, më thua ti
e mua më vjen ndërmend përrall' e saj
dhe kam frikë se mos bëhesh gjethe
e nuk e di në’ do ketë kohë për trungje,
rrënjë
perëndi
e pastaj…
njëri vjeshta
era tjetri…
ah pastaj…pastaj…
(Gusht, 2012)
©Artan Gjyzel Hasani