6.2.16

SIKUR...


...dashuria ime të ishte veç e imja
do të ta falja ty...
sikur ëndrra ime të ishte veç e imja
do të ta dërgoja ty...
sikur lumturia ime të ishte veç e imja
do ta ndanim të dy...
sikur malli im të ishte veç i imi
do te ishte per ty…
po ç’jemi ne të dy?
jemi bashkë dhe s’jemi…
dy jastëkë të shtratit bashkëshortor
ku flë vetëm njëri…

nëse më pranon përgjysëm....merrmë,
por...
fluturimi do të jetë gremisje
e vërteta do të jetë gënjeshtër
ecja do të jetë zvarritje
dhe unë do të jem një tjetër...

(2006)©Artan Gjyzel Hasani