vrasim njëri tjetrin me raketa
pozojmë me koka të prera
selfie
belfie
pelfie
shesim drogë dhe blejmë armë
për të mbjellë lule tymi
në mushkëritë e ndërgjegjes
së atyre që do mbeten gjallë
kërcejmë ndopak hip hop
ia hypim njëri tjetrin vetet
ndërsa hijet bëjnë sehir aktin e parë
kur aktori shndrrohet në spektator
pastaj në shenjë proteste
zhvishemi lakuriq shesheve,
për të shpëtuar kastorë e balena
dhe qershia mbi tortë
nuk qënka Big Brother
por kovat plot me akull…
pozojmë me koka të prera
selfie
belfie
pelfie
shesim drogë dhe blejmë armë
për të mbjellë lule tymi
në mushkëritë e ndërgjegjes
së atyre që do mbeten gjallë
kërcejmë ndopak hip hop
ia hypim njëri tjetrin vetet
ndërsa hijet bëjnë sehir aktin e parë
kur aktori shndrrohet në spektator
pastaj në shenjë proteste
zhvishemi lakuriq shesheve,
për të shpëtuar kastorë e balena
dhe qershia mbi tortë
nuk qënka Big Brother
por kovat plot me akull…
por një kovë akull mund ta ndryshojë botën,
veç kur hidhet në kokën e duhur…
hiq dorë nga iluzionet, o njeri i turmës gazmore
o idiot trutallash mendjepluhur,
të ftuan edhe ty
ta dhanë kovën e akullit ndër duar
të ftuan edhe ty
që të mos ketë më kush të dëshmojë
eja dhe ti në skenë, të thanë
ndjehu i lirë të bësh si ne
bëhu si ne kur vetes ia lejojmë të jemi një prej jush
…………………………………………………………………….
akti i fundit i komedisë – metamorfoza-
jo e njeriut në insekt,
por shndrrimi i spektatorit në palaço...
© Artan Gjyzel Hasani