5.2.16

MOTRAT SIAMEZE


në jetën time mes dashurisë dhe frikës
symbyllurazi të parën zgjodha;
në fluturimet e rradhës që t'i shpëtoja të dytës
binjak i vetvetes rrugën time mora...
ika larg...aq larg sa harrova
se edhe frika një motër binjake kishte...
vonë...shumë vonë e mësova
se edhe dashuria një frikë e re ishte...
©Artan Gjyzel Hasani