4.2.16

MOTIVE PYLLI PER LEXUES TE DASHURUAR


në fijet e barit vesa mëngjesin ngjeth
kënga e njohur dëgjohet përsëri
pëshpërima drithmazi lëkund të brishtin gjeth'
lule të reja çelin aty ku kalove ti...
të ndjek, të ndjek, pyllit magjiplotë
vrapon...më fshihesh...pas trungjesh kokën nxjerr...
lozonjarja ime si asnjëra në botë
buzëqeshje tunduese shpërndarë nëpër erë...
të kap...ah...më ikën...pas teje ngas...
as dritë e diellit mes pemësh s'të arrin dot
të qeshurën tënde gjurmë e le nga pas
ëngjëllorja ime cilin djall ke për Zot...?
dikur të arrij dhe fort të pushtoj
me ty...për ty...në ty... rrokullisur
mbi belin tënd si gjethe lulëzojnë
duart e mia nga vjeshtat arratisur...
© Artan Gjyzel Hasani