4.2.16

DO RREZOHEN SHIRAT NJE DITE ...


numëron së prapthi orët e mallit
me akrepat si mullinj me erë
e unë shkopsis ditët nga kalendarët
që fustani yt përdhe të bjerë
por do rrëzohen shirat një ditë
e paskëtaj s’do të ketë më qiell
veç pritje në mjegull ballade
dhe duart s’do kenë kujt t’i luten
kur vetes në gjunjë t’i biem
si honi i thellë ujëvarës
para se ta përpijë...
©Artan Gjyzel Hasani