jam zhveshur i tëri për ty
më lexon?
lakuriq si gabim drejtshkrimor...
paskam vënë pak dhjamë në vargun e tretë
dy presje qënkan prangosur në dorë
pas dy pikave të syve si fjali e re shfaqesh ti
zemrës nuk po ia gjej dot rimën e vjetër
kërthizën e shkruaj gjithnjë me k të vogël
më poshtë jam akoma i lexueshëm mirë...
varg i lirë...
me të madhe K-në tjetër....

© Artan Gjyzel Hasani