3.2.16

MORS POST MORTEM


ata të dy s’janë dhe ndjehem jetim
ndërsa prehen në qetësi
kanë mbetur veç shifra tejembanë
të tretat e tyre…të shtatat…
të dyzetat…viti…përvjetorët
me pesëdhjetë e dy vjetët e mi…
shëmtimi paska orën e vet të bukurisë
kur mendojmë se veç të tjerët kanë vdekur…
por qiparisi s’është eliksir
n’varrezë të vjetër vëmë lule ta rinojmë…
dhe e bëjmë më të vjetër
por ai s’është…as hirëplota…
kjo është vdekja dhe s’ka tjetër…
6 Korrik, 2013
©Artan Gjyzel Hasani