me melodi ciganësh...të nxehtë...sanguinë...
kjo mbrëmje danubiane ëmbël fëshfërin...
pëshpërima ime...si gjurmë e hapave të tu
të gjitha udhët e botës drejt meje sonte i sjell...
......dhe Udhë e Qumështit në qiell
drejt gjinjve të tu më ndjell...
dyzuar mes dashurisë dhe martesës…
dyzuar mes teje dhe saj...
prangosur mes zemrës dhe mendjes...
dyzuar qesh e qaj...

por cdo natë puthja ime gjen shtegun për te ty...
aq lehtësisht...si më parë...krihet me flokët e tu të gjatë...
ndricohet nga muzgu i ëndrrave që nën qepalla fsheh...
njomet me etjen e dy buzëve të tua...
mbi gjinjtë e ngrohtë fle...dhe zgjon dehjen e harruar...
deh harresën mbi kërthizen tënde pikëluar...
cmend prekjen e nënbarkut gishtërinjsh pyllëzuar...
dhe vdes më poshte...aty...
rënkimesh të lagështa përvëluar...

dhe prapë ti dhe ajo
dy brigje ku derdhem...
vërshoj...
përmbyt...
dhe prapë ti dhe ajo
dy shtigje ku mendja zemrës i zë pritë cdo ditë...
dy brigje ku derdhem...
vërshoj...
përmbyt...
dhe prapë ti dhe ajo
dy shtigje ku mendja zemrës i zë pritë cdo ditë...
e sonte ti trupin tënd përkëdhel
duke më kujtuar mua prek buzët e thara
puthjesh mavi përgjakur kërkon gjinjve të tu
formën e duarve të mia...përflakur...
gushes kafshimet… barkut tend spazmat
delirit rënkimet…kërthizës drithërimën
mes kofshëve të ngrohta nxehtësinë
dhe aty...mes ahhhh-esh vdes pëshpërimën...
dhe prapë ti dhe ajo...
akrepa të së njëjtës orë
dhe unë që kohën s'di ta mas kurrë...
e prapë ti dhe ajo...
gishtërinj të së njëjtës dorë
që pagjumësitë e mia i vë në gjumë...
e prapë ti dhe ajo...
dy buzë epshore të puthjes që mban emrin tim...
e prapë ti dhe ajo...
ikona ëngjëllore
dhe unë mëkati i ëmbël pa amëshim...
bëhem shtrati ku trupi yt i zhveshur fle...
dritëhënë kurvëruese mbi gjinjtë e tu zbuluar...
afshi që puthjen tatuazh në shpirt ta le...
carcaf epshspërkatur kofshëve të tua ngatërruar...

e kështu më ikën kjo jetë...
herë te ajo e gjithmonë te ti...
diku i pabesë...diku burrë...
si bashkëshort jam më i keqi... e di...
si dashnor i papërsëritshmi kurrë...
herë te ajo e gjithmonë te ti...
diku i pabesë...diku burrë...
si bashkëshort jam më i keqi... e di...
si dashnor i papërsëritshmi kurrë...
(2005)©Artan Gjyzel Hasani