Në tempuj mendjesh rrënjëdala ku ligësia mbi biblë të nderit betohet...
në pellgje vesesh të pathëna ku dlirësia në gjethe kujtimesh harrohet…
në qiej të lartë ku zvarranikët kërkojnë renë e tyre të shpiket…
në eklipse shpirtërash të ronitur ku njeruci hijes së tij i bindet
pashë të ZEZËN…
në pellgje vesesh të pathëna ku dlirësia në gjethe kujtimesh harrohet…
në qiej të lartë ku zvarranikët kërkojnë renë e tyre të shpiket…
në eklipse shpirtërash të ronitur ku njeruci hijes së tij i bindet
pashë të ZEZËN…
Dhe ata më thanë:
“Është e bardhë...e ti s’e sheh dot…
por mos caj koke...
është thjesht çështje këndvështrimesh…”
“Është e bardhë...e ti s’e sheh dot…
por mos caj koke...
është thjesht çështje këndvështrimesh…”
Ia hapa shalët këndit tim të vështrimit
Ia hapa sa e shqeva…
ia mbylla sa e humba…
0 grade
15…
30…
45…
60…
72…
90…
180…
360 gradë
e përsëri në zanafillë…
fill' i Arianes priste të gjëndej…
Ia hapa sa e shqeva…
ia mbylla sa e humba…
0 grade
15…
30…
45…
60…
72…
90…
180…
360 gradë
e përsëri në zanafillë…
fill' i Arianes priste të gjëndej…
Dhe ata më thanë:
“Është e bardhë...e ti s’e sheh dot…
por mos caj koke...
është thjesht çështje këndvështrimesh…”
“Është e bardhë...e ti s’e sheh dot…
por mos caj koke...
është thjesht çështje këndvështrimesh…”
E bëra trekëndësh…
romb...
kub..
prizëm…
piramidë…
e bëra thyesë
zbritje
pjestim…
romb...
kub..
prizëm…
piramidë…
e bëra thyesë
zbritje
pjestim…
Një ditë e çbëra vështrimin tim...
E bëra shkurre…
dredhëz…
ferrë…
e bëra kometë
zar
ruletë
e bëra lot…
edhe det…
pikë e bëra
dhe drejtëz
me një pingule në mes…
rrëke...
katarakt...
por ajo ishte përsëri atje...
si gjithnjë e pandryshueshme...
zeznajë e ZEZË…
dredhëz…
ferrë…
e bëra kometë
zar
ruletë
e bëra lot…
edhe det…
pikë e bëra
dhe drejtëz
me një pingule në mes…
rrëke...
katarakt...
por ajo ishte përsëri atje...
si gjithnjë e pandryshueshme...
zeznajë e ZEZË…
Dhe ata perseri më thanë:
“Është e bardhë...e ti s’e sheh dot…
por mos caj koke...
është thjesht çështje këndvështrimesh…”
“Është e bardhë...e ti s’e sheh dot…
por mos caj koke...
është thjesht çështje këndvështrimesh…”
E kështu një mëngjes
me të ZEZËN në njërën dorë...
vështrimin pa kënde
e këndin pa vështrim në tjetrën…
nxirrosur dhe vete si para stuhisë retë
udhën përtej qiellit mora dhe Perëndinë pyeta:
"Krijuese e gjithshkaje, cfarë ngjyrë ka kjo?“
me të ZEZËN në njërën dorë...
vështrimin pa kënde
e këndin pa vështrim në tjetrën…
nxirrosur dhe vete si para stuhisë retë
udhën përtej qiellit mora dhe Perëndinë pyeta:
"Krijuese e gjithshkaje, cfarë ngjyrë ka kjo?“
"Është pa ngjyrë, robi im,
merr ngjyrën e syve që e shohin…
syzinjve u duket e bardhë...
sybardhëve u duket e zezë...
diçka e ngjashme me shpirtin
e sytë pasqyrë e tij janë…"
merr ngjyrën e syve që e shohin…
syzinjve u duket e bardhë...
sybardhëve u duket e zezë...
diçka e ngjashme me shpirtin
e sytë pasqyrë e tij janë…"
"Po ky kënd në dorë?”, me pyeti.
"Është i vështrimit tim…
ndoshta duhet ndrruar…”
"Është i vështrimit tim…
ndoshta duhet ndrruar…”
“Oh… këndet ? Harroji…
sot këndet janë të harkuar
e vështrimi i rrumbullaktë…
këte duhet ta kishe kuptuar…”
sot këndet janë të harkuar
e vështrimi i rrumbullaktë…
këte duhet ta kishe kuptuar…”
(2008)
©Artan Gjyzel Hasani