4.2.16

DALTONIZEM NE TENTATIVE


e kaltër kjo pemë mbytur gjethe resh
i gjelbër shiu kur bjeshkës së syve derdhet
e zezë drit’ e hënës që thërmohet pas nesh
i verdhë gjak i diellit kur çan lëkurën tende
dhe në lojëra ngjyrash lodhet shikimi
në bebëz një zebër më ka ngrirë
idhnak qingji nën lëkurë hiene
qiell bëhet humnera ...
përrenjtë male
oh...lermëni rehat ...
humbi qëllimi...
............................................................
në Detin e Vdekur të shpirtit tim
me një rrjetë algash liqene të kuq do peshkoj ...

(9 korrik, 2013)
©Artan Gjyzel Hasani