më pyesin ku isha
dhe hesht se s'e di...
dhe hesht se s'e di...
më pyesin nëse jam mirë
e hesht se s'di si je tani...
e hesht se s'di si je tani...
më pyesin në u kënaqa
e hesht se s'të takova ty...
e hesht se s'të takova ty...
më pyesin për qytetet,
u përgjigjem " gërmadha..."
u përgjigjem " gërmadha..."
më pyesin për rrugët
u them "nuk kishte..."
u them "nuk kishte..."
më pyesin për njerëzit
u them "nuk pashë..."
u them "nuk pashë..."
më pyesin për qiejt
u them "era i kish marrë..."
u them "era i kish marrë..."
më pyesin për perënditë
druaj t'u pëshpëris emrin tënd...
druaj t'u pëshpëris emrin tënd...
më pyesin për ty
dhe....s'jam më aty…
dhe....s'jam më aty…
© Artan Gjyzel Hasani