kurrë nuk më deshe sic isha,
më dashuroje sic të dukesha,
kur unë të puthja i lumtur,
kur të buzëqeshja i kënaqur,
kur të përqafoja plot dhëmbshuri,
kur unë të flisja e të flisja,
vërtetë më doje shumë,e di…
më dashuroje sic të dukesha,
kur unë të puthja i lumtur,
kur të buzëqeshja i kënaqur,
kur të përqafoja plot dhëmbshuri,
kur unë të flisja e të flisja,
vërtetë më doje shumë,e di…
por shpesh unë netëve heshtja,
kur si ëngjëll flije pranë meje
e qetë, e lumtur dhe pa droje,
vetmisë sa herë unë iu luta
në ëndërr heshtjen time të shikoje…
kur si ëngjëll flije pranë meje
e qetë, e lumtur dhe pa droje,
vetmisë sa herë unë iu luta
në ëndërr heshtjen time të shikoje…
në gjumin tënd cdo natë zbrita
duke pritur të shqetësuarin zgjim
dhe fort, shumë fort, pyetjen tënde prita
“fol, pse hesht, i dashuri im?”…
duke pritur të shqetësuarin zgjim
dhe fort, shumë fort, pyetjen tënde prita
“fol, pse hesht, i dashuri im?”…
ah, sikur një natë të ishe zgjuar
e të heshtur të më doje, ah sikur,
heshtjen vec një herë të ma kishe kuptuar,
s’do të largoheshe ashtu, pa më njohur kurrë…
e të heshtur të më doje, ah sikur,
heshtjen vec një herë të ma kishe kuptuar,
s’do të largoheshe ashtu, pa më njohur kurrë…
(nga libri "Striptize ne shpirtin tim", 1996)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani