jetojmë në kohë shkëmbore, e dashur
por poezia është shtëpia jonë e drunjtë
shtëpizë e brishtë me derën erëpishe
ku qukapikët e memories çukasin kujtime...
me dritare qielli dhe perde resh
e siguruar kundër zjarrit, por jo zjarrmisë...
por poezia është shtëpia jonë e drunjtë
shtëpizë e brishtë me derën erëpishe
ku qukapikët e memories çukasin kujtime...
me dritare qielli dhe perde resh
e siguruar kundër zjarrit, por jo zjarrmisë...
ka një oxhak aty të vjetër shumë
nxjerr tym si oh... pa rënkuar
është lot’ i drurëve që digjen prush
dhe ti përballë meje duke i lexuar
diçka karriges ku mungoj unë...
nxjerr tym si oh... pa rënkuar
është lot’ i drurëve që digjen prush
dhe ti përballë meje duke i lexuar
diçka karriges ku mungoj unë...
por jam brenda teje si heshtja në pyll
melodi pikuar në tercina
kur librin mbi gjunjët menduar mbyll
gjethe i bëhen lisit të shpirtit
sytë që më spërkasin me lëndina...
melodi pikuar në tercina
kur librin mbi gjunjët menduar mbyll
gjethe i bëhen lisit të shpirtit
sytë që më spërkasin me lëndina...
kam ikur...po eja dhe ti...
të ikim, them...të shpëtojmë...
lejlekët e mallit foletë do ngatërrojnë
aq lehtë kur më këtu s’do të jemi...
do rrëzohen vargjet e brenda do na zënë
e kohë të dorëzohemi nuk do kemi ...
të ikim, them...të shpëtojmë...
lejlekët e mallit foletë do ngatërrojnë
aq lehtë kur më këtu s’do të jemi...
do rrëzohen vargjet e brenda do na zënë
e kohë të dorëzohemi nuk do kemi ...
© Artan Gjyzel Hasani