2.2.16

MADHESHTORE…

…ajo pemë e shtrembër majë malit
cila erë vallë ia mbolli farën në atë shkëmb?
kur fryn veriu dhe tërbohet stuhia
me vrundujt lufton derisa dhimbja mpihet
pastaj përkulet...
...që të mos thyhet.
©artangjyzelhasani