5.2.16

LEKSION I RI PER ZOGJ TE VJETER


Një ditë do neveritesh edhe nga liria
në qiejt e pafund ku nuk i përket askujt...
fluturimesh pa emër do të të lërë fuqia
dhe kënga do të të tretet shurdhërisë së gjithkujt...
Liria pa fund është një e re robëri...
pafundësia është kurthi që çastin vret...
më mirë një kafaz ku porta hapur rri,
sesa qielli i pafund ku askush s'të pret...
(2005)©Artan Gjyzel Hasani