i gëzuar pa gëzim jeton shfaqjen e fundit kllouni
pa bujë...pa fanfara…pa spektatorë…
vetë qesh…vetë qan…
me duart si akrepat pa orë vetveten duartroket
mëngjeseve shpresëdhënës ku fati e ka hedhur...
por kur bie mbrëmja e qetë
mbi pudrën e faqes që shkundet aq lehtë
lotin e humbur kërkon
dhe skenën e vjetër pasqyrash të thyera vjedhur…

(maj, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani