5.2.16

ANDERRANDA


sa shum’ andrruem n’jetën ton’
dhe jetën e bam' andërr,
sa shum’ andrruem…sa shum’,
dhe jetën e bam' gjum’…

jeta qeka nji andërr e madhe,
andrra qeka nji gjum’ i gjat’…
lum’ i pazashëm nan qepalla strukun…
dhe padashtun n’gjum’ bim’ qi t’shofim nji andërr…
e tan jetës flejm’ n’arrati prej vetes
boll qi andrrën ta shofim t’bukur...
* * *
kët bot’ gjumashësh sa fort du ta zgjoj…
ndaj kam nji andërr
qi t’mos kem ma andërr
e nji bot’ pa andrra t’arnoj…
por
ty veç n’andërr t’kam pa
për jet’ e mot
e s’di a je…
e s’di si je…
veç di qi je…
atje…
n’andrrat bardhezi ku m’endet anda
n’vegime agimesh qi ata s’i shofin dot
…………………………………………
kam nji andërr t’mos kem ma andërr
e nji bot’ pa andrra t’arnoj…
po ata flejn'
flejn' edhe kur s'kan' andrra
e mu rilindjesh m’vdes andërranda
n’kët botën time ku pa gjum’ rrnoj…
(1996 - 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
edhe ne shqipen standarde:
Endërrënda

sa shumë ëndërruam në jetën tonë
dhe jetën e bëmë ëndërr,
sa shumë ëndërruam…sa shumë,
dhe jetën e bëmë gjumë…

jeta qënka një ëndërr e madhe,
ëndrra qënka një gjumë i gjatë…
lumë i pazëshëm nën qepalla strukur…
dhe padashur në gjumë biem që t’shohim një ëndërr…
e tërë jetës flejmë në arrati prej vetes
mjaft që ëndrrën ta shohim të bukur...
* * *
këtë botë gjumashësh sa fort dua ta zgjoj…
ndaj kam një ëndërr
që t’mos kem më ëndërr
e një botë pa ëndrra t’arnoj…
por
ty veç në ëndërr të kam parë
për jetë e mot
e s’di a je…
e s’di si je…
veç di që je…
atje…
në ëndrrat bardhezi ku më endet ënda
në vegime agimesh që ata s’i shohin dot
…………………………………………
kam një ëndërr t’mos kem më ëndërr
e një botë pa ëndrra t’arnoj…
po ata flejne
flejne edhe kur s'kane endrra
e mua rilindjesh më vdes ëndërrënda
në këtë botën time ku pa gjumë rroj…
(1996 - 2011)
©Artan Gjyzel Hasani