ah, e dashur,
mos më pyet pse nuk shkruaj më…
mos më pyet pse nuk shkruaj më…
çdo çast aty pas shpinës tënde
mbështetur mureve të Atdheut
a diku oborreve të huaj
1000 njerëz të dëshpëruar
hiqen si poetë të mëdhenj
………………………………………………..
të pabanueshme janë bërë fletët e librave tashmë
prandaj ne të dy të pastrehë…
mbështetur mureve të Atdheut
a diku oborreve të huaj
1000 njerëz të dëshpëruar
hiqen si poetë të mëdhenj
………………………………………………..
të pabanueshme janë bërë fletët e librave tashmë
prandaj ne të dy të pastrehë…
* * *
ah, e dashur,
mos më pyet pse nuk shkruaj më…
mos më pyet pse nuk shkruaj më…
e mban mend atë shtëpiaken e mllefosur
që me cdo kusht kërkonte vëmendje
dhe s’linte poezi pa më vjedhur?
duket sikur me ka lënë rehat këto kohë
është shndrruar në hienë
dhe shqyen Bukowskin e vdekur…
po atë tjetrin që i nxirrte vjershat
si bukët nga tepsia
nga pesë në ditë
e më shumë për vit të ri
e ty të dukej sikur gjithnjë shkruante të njëjtën gjë?
aty është akoma në furrën e tij…
si bukët nga tepsia
nga pesë në ditë
e më shumë për vit të ri
e ty të dukej sikur gjithnjë shkruante të njëjtën gjë?
aty është akoma në furrën e tij…
* * *
nuk duhet të shkruaj më, e dashur,
edhe ata pak lexues që kisha
nisën të shkruanin poezi
u bënë poetë
e tani me njëri tjetrin për flokësh zihen
çfarë ta quajnë veten
autor a shkrimtar, një dreq e di,
dhe që nga libri im i fundit
kanë ndryshuan kohët shumë
u shit pak,
por çdo kopje e shitur
prodhoi një autor të ri …
edhe ata pak lexues që kisha
nisën të shkruanin poezi
u bënë poetë
e tani me njëri tjetrin për flokësh zihen
çfarë ta quajnë veten
autor a shkrimtar, një dreq e di,
dhe që nga libri im i fundit
kanë ndryshuan kohët shumë
u shit pak,
por çdo kopje e shitur
prodhoi një autor të ri …
©Artan Gjyzel Hasani