4.2.16

ANATOMIA PER TE RRITURIT


fryma jote vesh me avull pasqyrat e mia...
e ngrohtë....
djegëse....
zhuritëse...
rënkuese...
lozonjare...
përpëlitëse...
gjuha jote....
paralizuese...
gjarpërushe...
nektar helmues...
gjunjëprerje e papërballueshme...
buzët e tua...
zjarrvënëse akujsh...
kompresë e panegocijueshme e epshit tim...
ethe...
amok...
shkrirje...
asfiksim...
gjinjtë e vegjël...ah...gjinjtë e tu...
ku puthja ime shkrihet si qiri...
të djegin...
digjen...
më djegin...
ekstazë...
adrenalinë...
hi...
po më poshtë...?
po më poshtë vallë ?
shëëët....mos fol...qetësi...
ajo aty...
lehtaz pyllëzuar
është ...Meka
dhe ata aty
pyllit ngatërruar...
janë besimtarët e tu
pelegrinët e lagur...
gishtërinjtë e mi...
(nga "Erotika")
© Artan Gjyzel Hasani