3.2.16

KILLING THEM SOFTLY



kur rrufetë e syve nuk vrasin më
dhe gjethet e shpirtit ngjyrë ndërrojnë
kur gjithë premtimet e betimet vdesin
dhe nga e nesërmja asgjë të re nuk presin
kur spirancat e besnikërisë ndryshku i bren
dhe trenat e mallit rrëzohen të lodhur
njerëzit ikin drejt asgjëkundit
të qetë sikur asgjë s’ka ndodhur
mbathin këpucët, në dorë një valixhe
dhe nën syzet e diellit fshehin
shpagimin legjitim të çdo largimi
dashurinë me shikim të fundit…


©Artan Gjyzel Hasani