të lirë jemi a lënë na kanë
për të shkruar e bërë ligje
që lirinë tonë të kufizojmë
kur me veten jemi nginjur
dhe tjetrin duam ta hamë
na vënë në grazhd e na ushqejnë
bashkë me të tjera kafshë
krenare dhe sqimatare si ne
dhe na mësojnë me durim
artin e të qënurit të barabartë
kur një herë në katër vjet zgjedhim
taksidarët e zellshëm të lirisë sonë
dhe ndjehemi mjaftueshëm biznesmenë
kur liria nga një e drejtë
shndrrohet në biznes të taksueshëm...
të urtë, të bindur, tashmë e dimë
njëri nga të dy në kafaz do rrijë
ne ose liria që lamë a na la
por s’kemi frikë, skllevër të ligjit jemi,
liria i merret veç atij që e ka
dhe jo atij që ia rrëfyen
………………………………………………………
ah, ti tigër marramendës i Lirisë
je kaq i bukur, sa nuk e ndjej
se si ngadalë të afrohem
kaq tundues sa të dorëzohem
e ti më shqyen…