3.2.16

VETVETES



kur rrugën merr për në ferr
e di mirë që do jetë pa kthim
përshëndet ata që dot s’vinë
dhe ata që kurrë nuk do të donin
dhe tretesh ngadalë nëpër terr...
por ndonjëherë rrugë për në ferr nuk ke
dhe atje nuk shkohet duke fluturuar
mbetesh këtu mëdyshjesh ngatërruar
avull që frymë e ngrohtë e ëndrrës
mbi qelqin e shpresës lë...
dhe ti e di ç’do të thotë të mbetesh
këtu ku s’ka mbetur asgjë më parë
sidomos kur mendjen e ke ndarë
këtu ti s’përket... prandaj
atje përtej duhet të gjëndesh...
por ndoshta ferri nuk ekziston
dhe rrugëtimin e merr kot
ka veç parajsa që nuk i arrijmë kurrë
dhe gjëndje lumturie që përjeton një burrë
kur jeta i dhuron një tollumbace për ditëlindje
gëzohet shumë e mbetet pa frymë 
aq shumë sa nuk e fryn dot...


©Artan Gjyzel Hasani